Roshi: Më erdhi shumë keq për Italinë, ja çfarë kërkoi Panucci

Odise Roshi gjithashtu nuk ngurroi të bënte një ngushëllim për Italinë që mbeti jashtë Botërorit.

Sport

14/11/2017 12:52

Odise Roshi ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë. Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Turqia për emisionin “Zona Gol” në “Supersport” mesfushori fierak foli për fitoren e sotme dhe për përshtatjen me trajnerin Panuçi. Roshi gjithashtu nuk ngurroi të bënte një ngushëllim për Italinë që mbeti jashtë Botërorit.

Për fitoren

“E nisëm mirë, kemi bërë një stërvitje shumë të mirë. Trajneri na ka thënë që duhet të marrim fitoren sepse kemi bërë një punë që duhet t’iu falënderoj të gjithëve. Jemi të gjithë të gëzuar për këtë fitore.”

Gabimi në goli i dytë i Turqisë

“Ishte një gabim, nuk u mora vesh me Veselin, i kisha dy lojtarë në shpinë dhe ishte pak e vështirë.”

Përshtatja me trajnerin Panuçi

“Trajneri Panuçi kërkon të luajmë më krahët sepse aty mendon ai që jemi më të rrezikshëm dhe e shfaqim më mirë kualitetin që kemi, siç e shfaqëm edhe sot.”

Mos futja nga qendra

“E mira s’ka fund asnjëherë. Gjithë forcën time e kam në krahë. Lojtarët e mëdhenj futen më shumë nga brenda. Ndonjëherë është e rëndësishme të dalësh dy herë dhe të shënosh dy herë.”

Eliminimi i Italisë

“Nuk e pamë ndeshjen e Italisë. Më erdhi shumë keq për eliminimin.”