Rosell mbrohet për blerjen e Neymar

Sandro Rosell është paraqitur para gjyqit spanjoll, ku e ka mbrojtur transferimin e Neymar. Ish presidenti i Barcelonës ka insistuar se sulmuesi brazilian i ka kushtuar gjigantit katalunas 57,1 milionë euro.

Sport

22/07/2014 21:38

Sandro Rosell e ka mbrojtur transferimin e Neymar nga Santosi në Barcelonë, para gjyqit spanjoll.

Gjyqtari Pablo Ruz i ka dëgjuar deklaratat e ish presidentit të Barcelonës, i cili ka përsëritur se ky transferim i kishte kushtuar 57,1 milionë euro.

Prej deklaratave të Rosell, kishte edhe disa thënie mjaft interesante, për dikë, pak të besueshme.

“Disa pjesë të kontratës ishin shkruar me të vogla, nuk mund të lexoheshin”, ka thënë Rosell.

Ky i fundit akuzohet se e ka ‘zbutur’ çmimin e transferit, i cili mund t’i ketë kushtuar deri në 90 milionë euro.