Rosberg triumfon në shtëpi

Gjermania ështe e Nico Rosbergut. Piloti gjerman ka triumfuar në ‘shtëpi’, në garën e mbajtur sot. Ngasësi i Mercedesit i la prapa Valtteri Bottan dhe Lewis Hamiltonin.

Sport

20/07/2014 16:48

Nico Rosberg e ka fituar garën e zhvilluar në ‘shtëpi’ sot, respektivisht garën për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë.

Piloti gjerman i Mercedesit, e ka lënë prapa befasinë nga Williams, Valtteri Bottas, ndërsa Lewis Hamilton nga Mercedes u desh të kënaqej me pozitën e tretë, duke e kompletuar podiumin.

E kampioni i trefishtë, Sebastian Vettel nga Red Bull përfundoi i katërti, përpara ngasësit të Ferrarit, Fernando Alonso.