Rosberg triumfon në Melbourne

Nico Rosberg ka triumfuar në garën e parë të sezonit të ri në Formula 1, që u mbajt në Melbourne të Australisë. Piloti gjerman, i cili u nis i dyti nga kualifikimet, arriti të fitojë në ‘Philip Island’, në një garë ku dominuesi i sezoneve të fundit, Sebastian Vettel u tërhoq në fillim, pasi gara…

Sport

16/03/2014 09:30

Nico Rosberg ka triumfuar në garën e parë të sezonit të ri në Formula 1, që u mbajt në Melbourne të Australisë.

Piloti gjerman, i cili u nis i dyti nga kualifikimet, arriti të fitojë në ‘Philip Island’, në një garë ku dominuesi i sezoneve të fundit, Sebastian Vettel u tërhoq në fillim, pasi gara për të përfundoi para kohe.

“Ishte një fundjavë fantastike, jam në qiellin e shtatë. Kemi punuar shumë gjatë vjeshtës, dhe ta shohësh një makinë të tillë, duket jo reale. Ishte nisja më e mirë që mund ta kishim, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Duhet të përmirësohemi ende, sepse kundërshtarët tanë do të mundohen të na zënë, por ka shumë hapësira për ta përmirësuar makinën”, deklaroi piloti i Mercedesit.

Debutuesi i Red Bull, Daniel Ricciardo ishte i dyti, ndërsa në podium u fut edhe Kevin Magnussen, i cili e bëri një debutim përrrallor me McLaren.

Hamilton, i cili u nis nga vendi i parë, gjithashtu e braktisi garën që në fillimin e saj për shkak të një problemi teknik, duke rikthyer mallkimin e sezonit të shkuar, në të cilin shpesh herë arriti të fitonte “pole-position”, duke prishur gjithçka në garë.

Ferrari dështoi në garën e parë, me Fernando Alonson që përfundoi vetëm i pesti, kurse kolegu i tij Kimi Raikonnen e mbylli garën i teti.