Rooney refuzon Man Utd’in

Wayne Rooney ka refuzuar përpjekjet e reja të Manchester Unitedit për fillimin e bisedimeve për vazhdimin e kontratës. Sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij refuzojnë të diskutojnë rreth marrëveshjes së re për qëndrim në Old Trafford, ka njoftuar Goal.com. 28-vjeçari është i lidhur me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit të ardhshëm, por gjiganti anglez…

Sport

11/12/2013 13:20

Wayne Rooney ka refuzuar përpjekjet e reja të Manchester Unitedit për fillimin e bisedimeve për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij refuzojnë të diskutojnë rreth marrëveshjes së re për qëndrim në Old Trafford, ka njoftuar Goal.com.

28-vjeçari është i lidhur me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit të ardhshëm, por gjiganti anglez tashmë disa muaj është në përpjekje të vazhdueshme të sigurojë të ardhmen e tij në klub, pas interesimit të madh nga Chelsea për shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Rooney ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të deritashme këtë edicion duke shënuar tetë gola në 13 ndeshje të Premierligës, pavarësisht rezultateve të dobëta të Unitedit nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes.

Strategu skocez deklaroi javën e kaluar se kontrata e re e reprezentuesit anglez “do të rregullohet”, por Rooney besohet se vazhdon të jetë i interesuar për një sfidë të re nga një klub i kalibrit të Ligës së Kampionëve.