Rooney nuk ndalet, shënon përsëri në miqësore për Evertonin (Video)

Wayne Rooney po tregon formë fenomenale pas transferimit te skuadra e Evertonit.

Sport

22/07/2017 19:14

Në miqësoren e sotme që skuadra nga Liverpooli e zhvilloi përballë Genk, sulmuesi anglez realizoi golin e parë në ndeshje, transmeton lajmi.net

Ai pas golit u përgëzua nga të gjithë lojtarët e skuadrës, te të cilët ka fituar simpati me të arritur në Goodison Park.

Forma e anglezit, është e mirëseardhur për trajnerin Koeman, pasi të enjten Everton zhvillon ndeshjen kualifikuese në Europa League, kundër Ruzomberok. /Lajmi.net/