Rooney nënshkruan kontratë të re, përfitime “marramendëse”

Wayne Rooney ka nënshkruar kontratë të re, kontratë kjo që e bënë lojtarin me më së shumti përfitime në MLS.

Sport

28/08/2018 20:24

Sulmuesi i DC United ka nënshkruar një kontratë me gjigantin e marketingut “Ocatgon”, e cila firmë bashkëpunon edhe me Stephen Curry dhe Michael Phelps.

Me këtë marrëveshje, potenciali i të ardhurave në bankën e Rooney, mund të krahasohet me nivelet e përfitimit të David Beckham (deri në 180 milionë).

Wayne Rooney ka arritur të ambientohet mjaft mirë edhe me futbollin në Amerikë dhe ka pasur paraqitje brilante me skuadrën e tij. /Lajmi.net/