Rooney në ‘rrezitje’

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është dërguar në pushim në klimë të ngrohtë, në mënyrë që të rikthejë formën ideale fizike. Menaxheri David Moyes dhe stafi i tij kanë vendosur të dërgojnë Rooneyn – së bashku me trajnerin e kondicionit dhe familjen e tij – larg Anglisë në mënyrë që ai të rikuperohet plotësisht…

Sport

10/01/2014 20:48

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është dërguar në pushim në klimë të ngrohtë, në mënyrë që të rikthejë formën ideale fizike.

Menaxheri David Moyes dhe stafi i tij kanë vendosur të dërgojnë Rooneyn – së bashku me trajnerin e kondicionit dhe familjen e tij – larg Anglisë në mënyrë që ai të rikuperohet plotësisht nga problemet fizike që e kanë munduar së fundmi.

Kjo nënkupton se Rooney i cili ka munguar në katër takimet e fundit të Unitedit, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Swanseas në Old Trafford të shtunën, në kuadër të Premierligës.

“Wayne është dërguar lart në një lloj pushimi të nxehtë. Ai ende nuk është rikuperuar. Me të e kemi dërguar edhe trajnerin e kondicionit dhe familjen e tij. Andaj, është në pushim të shkurtër”, deklaroi Moyes.

“Shpresoj ta kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Chelseas, të dielën e javës së ardhshme”.