Rooney ndal Tottenhamin

Tottenham ishte dy herë në epërsi, por dy gola nga Wayne Rooney ia nxorën Manchester Unitedit një barazim 2:2 në White Hart Lane, në kryendeshjen e xhiros së 13-të në Premierligë. Në ballafaqimin e skuadrave që kanë dëshpëruar me rezultatet e tyre të deritashme këtë edicion, nuk pati fitues. Kyle walker kaloi Tottenhamin në epërsi…

Sport

01/12/2013 13:54

Tottenham ishte dy herë në epërsi, por dy gola nga Wayne Rooney ia nxorën Manchester Unitedit një barazim 2:2 në White Hart Lane, në kryendeshjen e xhiros së 13-të në Premierligë.

Në ballafaqimin e skuadrave që kanë dëshpëruar me rezultatet e tyre të deritashme këtë edicion, nuk pati fitues.

Kyle walker kaloi Tottenhamin në epërsi në minutën e 18’të por rezultatin për Unitedin e barazoi Wayne Rooney i cili realizoi pas pak më tepër se gjysmë ore lojë.

Mirëpo, vendasit e rikthyen avantazhin në minutën e 54-të kur Sandro mposhti portierin David de Gea. Festa e skuadrës londineze nuk zgjati më shumë se tre minuta pasi Rooney sërish barazoi, duke konkretizuar kësaj radhe një penallti.

Në vazhdim Tottenham pati më tepër nga loja dhe u hodh në kërkim të golit të fitores por United rezistoi dhe nxori një barazim. Te United vlen të theksohet se ylli kosovar Adnan Januzaj nuk ishte fare në skuadër, as në bankën rezervë.