Rooney mund të largohet nga Man Utd

Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, nëse ekipi dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, sipas ish sulmuesit Dwight Yorke. E ardhmja e reprezentuesit anglez në Old Trafford është vënë në dyshim disa herë gjatë këtij sezoni, pas interesimit të Chelseas gjatë verës. Por, Rooney vendosi të…

Sport

07/02/2014 20:20

Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, nëse ekipi dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, sipas ish sulmuesit Dwight Yorke.

E ardhmja e reprezentuesit anglez në Old Trafford është vënë në dyshim disa herë gjatë këtij sezoni, pas interesimit të Chelseas gjatë verës.

Por, Rooney vendosi të mbetet në klub dhe ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar deri më tani gjatë këtij sezoni.

Yorke beson se 28-vjeçari mund të jetë i interesuar të largohet nga klubi në fund të sezonit nëse United nuk përfundon në katër pozitat e para.

“Mendoj se Wayne Rooney do të ulet për të analizuar situatën. Mendoj se nëse do të isha në vend të Rooneyt nuk do të dëshiroja të isha pjesë e një skuadre që konsiderohet si më e dobëta e Manchester Unitedit, ose nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve, vitin e ardhshëm”, deklaroi Yorke për Daily Star.

“Ai nuk guxon të lejoj të ndodh kjo. Është duke i skaduar kohë. Është në një moshë të caktuar dhe i nevojiten paraqitjet në Ligën e Kampionëve më tepër se kurrë më parë”, përfundoi ai.