Rooney largohet nga Man Utd, nënshkruan me rivalin e Premierligës? (FOTO)

Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester United por ka ofertë për të mbetur në Premierligë.

Merkato

21/03/2017 13:22

West Ham është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney.

Në rast të largimit të tij nga Old Trafford pas përfundimit të këtij sezoni, “Hammers” do të bëjnë përpjekje ta angazhojnë yllin anglez, raporton “Sky Sports News”.

Rooney ka kontratë me “Red Devils” deri më 2019, përcjell “lajmi.net”.

Por, Manchester United pritet ta lejojë largimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6