Rooney: Ky duhet të jetë trajneri i ri i Man Utd

Wayne Rooney beson se trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, do të ishte trajneri ideal për të ardhmen te Manchester United.

Sport

19/01/2019 12:24

‘Djajtë e Kuq’ kanë gjetur rrugën e fitoreve në muajin e fundit pas emërimit trajner të ish lojtarit të tyre, Ole Gunnar Solskjaer, me të cilin kanë shënuar gjashtë fitore.

Trajneri norvegjez është emëruar trajner i Manchester United deri në fund të sezonit, dhe ‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të një emri të ri për bankinën.

Ish sulmuesi i tyre, Wayne Rooney, ka deklaruar se trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, do të ishte trajneri i duhur për Manchester United, po ka shtuar se fillimisht duhet të bisedohet që një mundësi t’i jepet edhe Ole Gunnar Solskjaer.

“Fillimisht duhet t’ia japësh Oles një mundësi dhe ky është një bisedë që ai duhet ta bëjë me pronarët e klubit, Glazers. Por, nëse unë do e kisha mundësinë ta emërojë dikë tjetër në këtë pozitë, do ta emërojë Pochettinon”, ka thënë Rooney.

“Mendoj se Manchester Unitedit, veçanërisht gjatë vjetëve të fundit me Sir Alex Fergusonin, e ka bazuar lojën e vet te lojtarët e rinj, duke i nxjerrë ata nga akademia. Mendoj se Pochettino e nxjerr më të mirën nga lojtarët e tij, qofshin ata të rinj apo të vjetër”./Lajmi.net/