Rooney: Këta pesë lojtarë kontrollin zhveshtoren e Unitedit

Wayne Rooney ka thënë emrat e pesë futbollistëve që kanë kontrolluar zhveshtoren e Manchester United, kur kjo skuadër drejtohej nga Sir Alex Ferguson.

Sport

19/10/2018 11:59

Manchester United ka gëzuar suksese të mëdha nën drejtimin e Ferguson, dhe kjo duket të ketë ardhur falë liderëve që ka pasur në skuadër trajneri skocez.

Rooney duke folur për lojtarët që kanë kontrolluar zhveshtoren e Manchester United, ka zbuluar se si kjo pesëshe e lojtarëve u ka larguar egot blerjeve të reja.

Në këtë grup të lojtarëve, çuditërisht nuk bën pjesë Cristiano Ronaldo, një nga më të rëndësishmit në fushë atëkohë te Manchester United.

“Lojtarët si Ryan Giggs, Gary Neville, Paul Scholes, Rio Ferdinad dhe unë – lojtarët që e kishin Unitedin në zemër ia dëshironin më të mirën klubit – nuk do ta lejonin kurrë askënd ta katranos klubin”, ka deklaruar Rooney.

“Ne e kontrollonim zhveshtoren vetë. Alex Ferguson nuk ka pasur nevojë ta bëjë. Lojtarët e kishin besimin e trajnerit për ta bërë atë vetë”, shtoi ai./Lajmi.net/