Rooney i shënon Cityt, vjen urimi nga United (FOTO)

Manchester United ka uruar Wayne Rooneyn për golin e 200-të të shënuar në Premierligë.

Sport

21/08/2017 22:24

Rooney me një gol të bukur i dha epërsinë Evertonit në ‘Etihad Stadium’ ndaj Manchester Cityn, për t’u bërë vetëm lojtari i dytë që arrin të shënojë mbi 200 gola.

Për këtë sukses, anglezi është uruar nga ish skuadra e tij, urim që bëhet edhe më i bukur kur dihet se këtë gol Rooney ia shënoi Manchester Cityt, rivalit të Unitedit./Lajmi.net/