Rooney i dobët për Gjermaninë

Wayne Rooney, sulmuesi tek i cili janë shpresat e Anglisë për sukses në Kampionatin botëror 2014, nuk do të zinte fare vend në ekipin e Gjermanisë, ka thënë mesfushori i Chelseas, Andre Schurrle. Rooney, golat e së cilit luajtën rol vendimtar për kualifikimin e Anglisë në garën e vitit të ardhshëm në Brazil, është duke…

Sport

17/11/2013 09:47

Wayne Rooney, sulmuesi tek i cili janë shpresat e Anglisë për sukses në Kampionatin botëror 2014, nuk do të zinte fare vend në ekipin e Gjermanisë, ka thënë mesfushori i Chelseas, Andre Schurrle.

Rooney, golat e së cilit luajtën rol vendimtar për kualifikimin e Anglisë në garën e vitit të ardhshëm në Brazil, është duke kaluar periudhën më të mirë në karrierën e tij, dhe dëshiron të shkëlqejë edhe kundër Gjermanisë, në miqësoren që do të zhvillohet në Wembley të martën.

Por, Schurrle ka ndezur tensionin para duelit të shumëpritur, duke deklaruar: “Rooney është futbollist i mirë, por ne kemi kualitete të mëdha, në çdo pozitë, e ndoshta edhe dyfish, andaj nuk e di nëse do të luante”.

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low po ashtu refuzoi të veçojë ndonjë futbollistë të skuadrës së Roy Hodgsonit para se të shtojë se mund të ishte i joshur të ftonte ndonjë nga futbollistët e rinj të Anglisë. Rooney është 28 vjeç.

“Anglia është shtet i futbollit. Ata mund të përzgjedhin futbollistë të shkëlqyeshëm. Ka shumë emra që mund t’i përmendi, talentë të rinj dhe me shpresë, por nuk preferoj t’ë flas për emra”, deklaroi Low.