Rooney brengos Man Utd’in

David Moyes është i brengosur për të ardhmen e sulmuesit Wayne Rooney, ka njoftuar The Guardian. Menaxheri i Manchester Unitedit ka pranuar se duhet të pres për të parë nëse sulmuesi do të konsiderojë vazhdimin e kontratës në klub, në rast se skuadra dështon të sigurojë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së…

Sport

04/01/2014 09:28

David Moyes është i brengosur për të ardhmen e sulmuesit Wayne Rooney, ka njoftuar The Guardian.

Menaxheri i Manchester Unitedit ka pranuar se duhet të pres për të parë nëse sulmuesi do të konsiderojë vazhdimin e kontratës në klub, në rast se skuadra dështon të sigurojë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Lëndimi që pësoi së fundmi, nënkupton se ylli anglez do të mungojë në takimin kundër Swansea Cityt në Old Trafford dhe po ashtu është në dyshim për takimin e parë të gjysmëfinales në Capital One Cup ndaj Sunderlandit.

Rooney ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me vlerë prej 300 mijë funtesh në javë, mirëpo paqartësitë për të ardhmen e tij në United sa vijnë e shtohen.

Në moshën 28-vjeç, Rooney është i vetëdijshëm se mund të bëjë vetëm edhe një kalim të madh dhe dëshiron të vendos me kujdes.