Rooney bëhet mesfushor

Wayne Rooney nuk do të jetë qendërsulmues i Anglisë në miqësoren e sotme kundër Ekuadorit, por rrezikon të luajë në krah të majtë, gjatë Kampionatit botëror në Brazil.

Sport

04/06/2014 11:57

Wayne Rooney konsiderohet si sulmuesi më i spikatur i Anglisë. Mirëpo, ylli i Manchester Unitedit lehtë mund të përfundojë në rolin e mesfushorit të krahut, gjatë Kampionatit botëror në Brazil.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, selektori Roy Hodgson do ta aktivizojë Rooneyn në krahun e majtë të mesfushës për ndeshjen e sotme miqësore kundër Ekuadorit.

Dhe, ai ka paralajmëruar se Rooney mund të mbetet në atë rol edhe gjatë garës në Brazil. “Unë jam ai që vendosi. Rooney është ftuar sepse është futbollist shumë i mirë”, deklaroi Hodgson.

“Ai mund të luajë si qendërsulmues, prapa qendërsulmuesit dhe në krah”, u shpreh strategu i Anglisë.