Ronela vlerësohet me çmimin “Performanca më e mirë”: Ia dedikoj babait tim

Ronela Hajati është njëra prej artisteve që këtë vit po merr pjesë në festivalin "Kënga Magjike".

ShowBiz

08/12/2018 23:14

Ronela Hajati në këtë festival nuk ka se si të largohet pa një trofe në duar, shkruan lajmi.net.

Ajo u vlerësua me çmimin “Performanca më e mirë”, me këngën “Vuj”, e cila ka marrë komente pozitive nga publiku.

E emocionuar pasi pranoi këtë çmim, këngëtarja tha se këtë trofe ia dedikon babait të saj.

“Ia dedikoi babait tim, është hera e parë që nuk e kam në këtë skenë. Shpresoj që të bëhem sa çereku i tij”, tha ajo. /Lajmi.net/

YouTube player