Ronela rikthehet në “Kënga Magjike” pas 5 vitesh

Jemi në prag të "Këngës Magjike 2018".

ShowBiz

22/09/2018 23:08

Tashmë janë dhënë disa emra të mundshëm që mund të jenë pjesë e këtij festivali, shkruan lajmi.net.

E ftuar në “Pop Culture”, këngëtarja Ronela Hajati ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”.

“Unë u bëra 5 vite që nuk marr pjesë në festivale muzikore. E duke qënë se bëra pervjetor thashë të marr pjesë në këtë vit. Do të vij me një këngë që do bëjme dasmë por do qajmë, ama do ta tundim aty!”, ka thënë Ronela.

Ajo nuk ka preferuar të zbulojë detaje rreth këngës pjesëmarrëse, vetëm se mbetet të shihet se me çka do të paraqitet ajo në këtë festival.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Ronela Hajati është “Do ta luj”. /Lajmi.net/

YouTube player