Ronela Hajati pas përfundimit të “Këngës Magjike”: Mora gjithçka që kam dashur

Festivali i këngës "Kënga Magjike" vazhdon të jetë ngjarja më e komentuar në shoubizin vendor.

ShowBiz

09/12/2018 15:00

Finalja e festivalit “Kënga Magjike” u mbajt mbrëmë në ambientet e “Pallatit të Kongreseve” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Ronela Hajati është artistja që në këtë festival garoi me këngën “Vuj”, për të cilën edhe u vlerësua me çmimin “Performanca më e mirë”.

Pas përfundimit të kësaj gare, këngëtarja thotë se këtë natë do ta mbajë mend për gjatë dhe se mori gjithçka që donte.

“Dje ishte nje nate per tu mbajtur mend!!! Mora gjithcka qe kam dashur! Mora dashurine tuaj! Ju dua me zemer…”, ka shkruar ndër të tjera Ronela.

Kujtojmë që çmimin kryesor në këtë festival e mori Flori Mumajesi me baladën “Plas”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrKuSF8l4AE/