Ronela Hajati me urim për Klajdi Harunin para se të performojë sonte

"Nuk të dua dot më pak", është kënga e Klajdi Harunit me të cilën vjen në "Kënga Magjike 2018".

ShowBiz

06/12/2018 21:19

Klajdi do të performojë sonte në natën e dytë të festivalit e që Ronela Hajati ka një urim për të para performancës, shkruan lajmi.net.

Ronela ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet bashkë me Brunon dhe thotë disa fjalë.

“Këtu është Bruno për dasma, kanagjegje çkado që keni, kurse Klajdi më shumë për synetlliqe”, shprehet Ronela.

Kurse ky është mbishkrimi që ia ka vënë videos: “Ja dhe një urim për Klajdi Harunin para se të fillojë sot”.

Nga ana tjetër, Ronela dhe Bruno performuan mbrëmë në natën e parë të këtij festivali. /Lajmi.net/

YouTube player