Ronela Hajati gati për “Kënga Magjike”, kështu po duket sonte

Pak minuta na ndajnë nga finalja e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

08/12/2018 19:37

Ronela Hajati është njëra prej artisteve që ka kaluar në natën finale të këtij festivali, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të postuar në InstaStory, këngëtarja ka zbuluar se si po duket sonte në këtë event.

Si çdo herë, ajo dukej për mrekulli  teksa nuk i kursente shakatë pak minuta para se të nisej për në “Pallatin e Kongreseve”.

Kujtojmë që Ronela këtë vit garon me këngën “Vuj”. /Lajmi.net/