Ronela Hajati flet për karrierën muzikore: Asnjëherë nuk kam fituar çuditërisht

Ronela Hajati është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

07/12/2018 09:59

Përgjatë këtyre viteve ajo ka sjell një sërë projektesh me të cilat ka fituar zemrën e publikut, shkruan lajmi.net.

Në postimet e fundit që ka hedhur në Instagram, Hajati tregon gjëra mjaft interesante për karrierën e saj 20 vjeçare.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e kamerat…Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…

E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju siç e kam ndierë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë”, janë fjalët e Ronelës. /Lajmi.net/