Ronela Hajati dëgjohet edhe në Indonezi, shikojeni këtë video

Ronela Hajati është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

15/12/2018 13:30

Ronela Hajati aktualisht po shijon suksesin e këngës “Vuj”, me të cilën konkuroi në “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Kënga e saj po pritet shumë mirë në publik, madje ajo po dëgjohet edhe në Indonezi, gjë të cilën e ka vërtetuar një fanse përmes videos që i dërgoi këngëtares.

Ani pse nuk dinte shqip, fansja po tentonte të thoshte çdo varg të këngës “Vuj” nga Ronela Hajati.

Kujtojmë që me këtë projekt, Ronela mori çmimin “Performanca më e mirë” në “Kënga Magjike”. /Lajmi.net/