Ronela Hajati befason sërish, paralajmëron 3 këngë të reja?!

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka qenë goxha e angazhuar këtë verë.

ShowBiz

06/09/2018 23:39

“Do ta luj”, është një nga këngët e fundit të publikuara nga ajo e cila u prit tejet mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

Megjithatë, Hajati nuk ndalet me kaq… Ajo është duke punuar fuqishëm në tri projekte muzikore që do t’i lansoj përgjatë këtij viti.

“3 këngë deri në fund të dhjetorit! Ose më shumë”, ka shkruar ajo që jep befasinë e radhës për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

E ftuar në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi net, Ronela tregoi shumë të pathëna rreth projekteve dhe sukseseve të saj që mund t’i ndiqni në intervistën e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player