Ronaldon e ruajnë si mbret në Brazil

Cristiano Ronaldo është nën përkujdesje të hekurt, gjatë kohës sa po qëndron në Brazil. Dhjetëra policë po e ruajnë ‘non-stop’ yllin portugez dhe Përfaqësuesen e tij.

Sport

15/06/2014 22:33

Brazili është duke e këqyr Cristiano Ronaldos si një mbret. 15 agjentë janë duke u përkujdesur 12 orë në ditë yllin portugez dhe Përfaqësuesen e Portugalisë, derisa janë të hapura dyert në bazën që ndodhet në Ponte Preta.

Kur ekipi del për të stërvitur apo për të shkuar diku tjetër, numri i agjentëve të policisë rritet në 50, përfshirë këtu motorët dhe veturat.

Janë po ashtu 20 profesionistë të sigurisë private, të cilët qëndrojnë aty afër ‘non-stop’ dhe tetë agjentë të policisë federale, që i bashkohen ekipit.

Lagjja ku janë të vendosur portugezët është e mbyllur. Vetëm ata që kanë akreditim të FIFA-s, mund të futen aty.

Gjithashtu, një gardë nacionale, me trupa specialë ka udhëtuar nga Portugalia me ekipin.

50 agjentë do ta ndjekin vazhdimisht Portugalinë në Campinas.