Ronaldo: Zidane ka bërë një punë të jashtëzakonshme

Cristiano Ronaldo suksesin e Real Madridit këtë edicion, ia ka atribuuar trajnerit të tij, Zinedine Zidane.

Sport

27/05/2017 16:46

Zidane që edicionin  e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin në vitin e parë si trajner, në të dytin ka vazhduar suksesin e njëjtë, duke fituar La Ligan, dhe duke arritur sërish në finale të garës më të madhe evropiane.

Në prag të ndeshjes finale të 3 qershorit nda Juventusit, lojtari kryesor i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka vlerësuar lartë punën e trajnerit francez, duke thënë se ky sukses i tyre është falë punës së madhe të Zidanes, me të cilin janë të kënaqur të gjithë lojtarët.

“Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Këtë sezon e ka filluar nga fillimi dhe ka treguar se sa trajner i mirë po bëhet”, deklaroi fillimisht Ronaldo, përcjell ‘Lajmi.net’.

“Unë jam shumë i lumtur me punën e tij. E kam admiruar si lojtar, por tani edhe më shumë si trajner, për shkak se është një person pozitiv, shumë punëtor dhe tregon shumë respekt për lojtarët”.

“Kështu që unë nuk kam asnjë dyshim se ky sukses është shkaku i Zidanes dhe punës që shkëlqyer që po bën. Të gjithë lojtarët janë të lumtur me të”, ka përfunduar portugezi./Lajmi.net/