Ronaldo zgjedh përforcimin e ri në Juventus nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo ka identifikuar një përforcim të ri në Juventus.

Sport

29/08/2018 07:37

Cristiano Ronaldo dëshiron që Juventus të bëjë përpjekje për transferimin e Marcelos nga Real Madrid.

‘Don Balon’ shkruan se përforcimi i ri i “Bianconerëve” ka ftuar klubin të tentojë blerjen e shokut të tij nga skuadra e Real Madridit.

Florentino Perez nuk do ta dëshirojë largimin e Marcelos pas shitjes së Ronaldos, përcjell “lajmi.net”.

Por, dëshira e brazilianit për t’u ribashkuar me Ronaldon mund të luajë rol vendimtar për transferimin e tij në Juventus në vitin 2019. /Lajmi.net/