Ronaldo, zero gola nga 50 gjuajtje të lira

Mediat sapo kanë nxjerur në pah një statistikë tjetër të zezë të Ronaldos, kësaj radhe bëhet fjalë për goditjet e lira.

Sport

02/03/2015 23:52

Cristiano Ronaldo njihet si njëri ndër lojtarët që godet më së miri gjuajtjet e lira.

Sidoqoftë, ai posedon një rekord mjaft të zi kohëve të fundit në këtë aspekt.

Portugezi në 50 goditjet e fundit direkte që i ka bërë nga gjuajtjet e lira, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

21 nga ato goditje janë bllokuar nga muri, 13 kanë shkuar jashtë portës teksa 16 tjerë janë pritur nga portieri.