Ronaldo zbulon planin kundër Paris Saint-Germain

Cristiano Ronaldo pret duelin me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/02/2018 12:20

Cristiano Ronaldo ka pranuar çmimin ‘GOAL 50’ si lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar 2016/17.

Portugezi e fitoi këtë çmim për herë të pestë pasi më herët e kishte fituar edhe në sezonet: 2008/09, 2012/13, 2013/14 dhe 2015/16.

Pas pranimit të çmimit ai foli edhe për media dhe këto ishin fjalët e tij:

“Eshtë një kënaqësi për të fituar edhe njëherë këtë çmim. Unë dua të falënderoj të gjitha atë që më votuan dhe veçanarisht bashkëlojtarët e mi dhe stafin e trajnerëve të Real Madridit, pa të cilët ky çmim nuk do të ishte i mundur.”

Ndeshja kundër PSG:

“Kjo ndeshje mes Real Madridit dhe PSG-së është një nga ato që mund të vendos një sezon të tërë. Ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe me lojtarë të shkëlqyeshëm, të cilët i respektojmë shumë. Por ne kemi treguar se jemi një grup shumë i fortë, të bashkuar dhe me eksperiencë në këtë kompeticion. E dimë se duhet të bëjmë dy ndeshje të mira për t’u kualifikuar më tutje në Champions.”

“Gjithmonë përpiqem të jem në nivelin më të mirë dhe nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë, por përvoja na ka mësuar që duhet të vazhdojmë me shumë punë për të arritur qëllimet tona.” përfundoi 5herë fituesi i Topit të Artë.