Ronaldo zbulon objektivin e Portugalisë në “Botërorin 2018”

Cristiano Ronaldo beson te Portugalia në “Kampionatin botëror 2018”.

Sport

16/06/2018 07:57

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur me het-trikun e tij në barazimin 3:3 ndaj Spanjës në duelin e tyre të parë në Grupin B në “Kampionatin botëror 2018”.

Sulmuesi kryesor i Portugalisë po ashtu ka caktuar objektivat e ekipit në garën e madhe në Rusi.

“Botërori sapo ka filluar. Objektivi i parë është kualifikimi nga grupi e pastaj do të vazhdojmë tutje”, u shpreh ai, pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Jemi kandidat por jo favorit. Ekipi është mirë dhe do të jemi mirë”, theksoi Ronaldo. /Lajmi.net/