Ronaldo vs Suso, mund mos ta besoni këtë gjë

Suso është duke u krahasuar me Cristiano Ronaldon.

Sport

01/11/2018 16:17

Suso e shënoi golin e parë në fitoren 2 me 1 të Milanit ndaj Genas.

Spanjolli ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime në këtë sezon, duke u bërë një lojtar shumë i rëndësishëm në këtë sezon, përcjell “lajmi.net”.

Nga ana tjetër, Ronaldo ka shënuar shtatë gola dhe katër asiste, duke u vendosur në një rang me Suson.

‘Opta’ ka bërë një analizë mes tyre, duke thënë se që të dy lojtarët janë në mesin e atyre më me ndikim në këtë sezon. /Lajmi.net/