Ronaldo vazhdon me rekorde

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet duke thyer rekorde

Sport

16/09/2015 16:59

Portugezit i nevojiten vetëm edhe tre gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë i “Los Blancos”, në të gjitha garat.

Rekordin momental mbahet nga Raul me 323 gola ndërsa Ronaldo i ka 321.

Pra, atij i nevojiten vetëm dy gola për t’u  barazuar me Raulin dhe tre për t’a kaluar atë.

Ronaldo në fundjavë u bë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit në La Liga, ndërsa me het-trikun e shënuar ndaj Shakhtarit, është bërë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 80 gola.