Ronaldo u “zgjat” kundër Shqipërisë (FOTO)

Cristiano Ronaldo është ngritur në majë të gishtave sikur të ishte balerin, dhe është munduar t’i afrohet Rui Patrisios, portierit të Portugalisë.

Sport

09/09/2015 13:32

Cristiano Ronaldo e ka bërë sërish.

Fituesi i “Topit të Artë”, siç duket, nuk e pret mirë faktin se dikush mund të jetë më i gjatë se ai dhe, këtë herë, përpara ndeshjes me Shqipërinë, në foton zyrtare të ekipit, shkruan “Albeu.com”.

Ai është ngritur në majë të gishtave sikur të ishte balerin, dhe është munduar t’i afrohet Rui Patrisios, portierit të Portugalisë.

Një gjest që është parë edhe më parë, sidomos tek Real Madridi.