Ronaldo “tregon” kush duhet ta fitojë Topin e Artë

Cristiano Ronaldo beson se ai është futbollisti që duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2016.

Sport

29/05/2016 11:00

I pyetur lidhur me gjasat për t’ia marrë Topin e Artë Lionel Messit këtë vit, Ronaldo u përgjigj duke thënë se është viti i shtatë që shënon 50 gola dhe kjo tregon gjithçka.

“Fitimi i trofeut në Ligën e Kampionëve ishte gjëja më e rëndësishme dhe pastaj edhe çmimi i golashënuesit më të mirë”, deklaroi portugezi.

“Është viti i shtatë që shënoj më shumë se 50 gola, kjo tregon gjithçka”, u përgjigj CR7 në pyetjen për Topin e Artë, duke aluduar në një formë se ky çmim i takon atij këtë vit.