Ronaldo tregon dëshirën e “çmendur”

"Tani është të mendojmë për fazën e ardhshme në Champions League pas duam ta fitojmë përsëri atë. Shpresoj që Real Madridi do ta fitojë atë për herën e 3-të me radhë"

Sport

07/12/2017 18:41

Cristiano Ronaldo dëshiron të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve.

Portugezi deklaroi që trofeu i Championsit i pëlqen shumë, përcjellë “Lajmi.net”.

”Kemi dashur të përfundojmë grupet në mënyrën më të mirë, me një fitore. Goli e ndihmoi ekipin të fitonte dhe ishte i bukur. Rekordi poashtu është i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Ronaldo.

“Eshtë një kompeticion që më pëlqen shumë, por gjëja më e rëndësishme tani është të mendojmë për fazën e ardhshme në Champions League pas duam ta fitojmë përsëri atë. Shpresoj që Real Madridi do ta fitojë atë për herën e 3-të me radhë”, shtoi ai. /Lajmi.net/