Ronaldo tregohet i madh, shikojeni fotografinë e publikuar në Twitter

Cristiano Ronaldo me mesazh për Meksikën.

Sport

20/09/2017 11:16

Cristiano Ronaldo ka shprehur mbështetjen e tij për Meksikën pas termetit të fuqishëm që e goditi shtetin.

Sulmuesi i Real Madridit ka publikuar një mesazh të mbështetjes së bashku me flamurin e Meksikës, përcjell “lajmi.net”.

Termeti i fuqishëm ka sjell mbi 200 viktima në Meksikë, andaj Ronaldo por edhe futbollistë të tjerë kanë reaguar në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Përndryshe, Ronaldo bëhet gati të debutojë në sezonin e ri në La Ligë – pas suspendimit prej pesë ndeshjesh – në duelin ndaj Real Betisit. /Lajmi.net/