Ronaldo thyen edhe një rekord

Cristiano Ronaldo është futbollisti i parë që kryeson në listën e Forbes, sa i përket sportistëve me të ardhurat më të mëdha vjetore.

Sport

08/06/2016 21:06

Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në vitin 2016 sipas Forbes.

Ylli portugez ka regjistuar fitime prej 88 milionë dollarësh në 12 muajt e fundit, duke e lënë pas vetes rivalin më të madh Lionel Messin, përcjell Lajmi.net.

Kështu, Ronaldo bëhet futbollisti i parë në histori që kryeson në këtë listë, pasi në të kaluarën në krye të saj kanë qenë atletë nga sportet tjera.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.