Ronaldo thellon diferencën me Messin

Cristiano Ronaldo, ka shënuar tre gola ndaj Shakhtarit, për të arritur në kuotën e 80 golave në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/09/2015 23:31

Ronaldo e ka thelluar diferencën e golave me Lionel Messin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi tani ka 80 gola të shënuar në këtë kompeticion, tre më shumë se Messi që është në kuotën e 77 golave dhe nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Romës.

Ronaldos tani i nevojiten vetëm edhe tre gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit, në të gjitha garat.