Ronaldo synon rekordin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, sonte kundër Bayern Munichut në Allianz Arena, ka një tjetër rast të thyejë rekordin e golave brenga një edicioni të Ligës së Kampionëve.

Sport

29/04/2014 11:29

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo hyn në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, me shpresë të thyejë rekordin e golave brenda një edicioni të garës elite të klubeve evropiane.

Reprezentuesi portugez ka shënuar 14 herë deri më tani gjatë këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, duke barazuar rekordin që ndahet edhe nga Lionel Messi dhe Jose Altafini.  

Ronaldo e barazoi kuotën historikë me vetëm tetë paraqitje.

Ai nuk luajti në ndeshjen e kthimit në çerekfinale kundër Borussia Dortmundit, kurse jo në formë të mirë fizike, Ronaldo nuk shënoi në ballafaqimin e parë me Bayern Munichun në Santiago Bernabeu.

Por, lajmi i mirë për Realin është se Ronaldo duket i rikuperuar plotësisht dhe këtë e dëshmoi në fundjavë kur shënoi dy gola të bukur në fitoren ndaj Osasunës.

Tani para vetes ka Bayernin, kualifikimin në finale, dhe rekordin.