Ronaldo synon rekordin e Raulit

Pas vazhdimit të kontratës deri më 2018, Cristiano Ronaldo do të synojë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, rekord të cilin aktualisht e mbanë legjenda e klubit, Raul Gonzalez Blanco. Me 323 gola në 741 ndeshje, Raul kishte mesatare prej 0.44 golash për ndeshje gjatë 16 vjetësh karrierë në Santiago…

Sport

16/09/2013 13:47

Pas vazhdimit të kontratës deri më 2018, Cristiano Ronaldo do të synojë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, rekord të cilin aktualisht e mbanë legjenda e klubit, Raul Gonzalez Blanco.

Me 323 gola në 741 ndeshje, Raul kishte mesatare prej 0.44 golash për ndeshje gjatë 16 vjetësh karrierë në Santiago Bernabeu.

Kurse, Ronaldo ka mesatare dukshëm më të lartë me 204 gola në 203 ndeshje, për pak më tepër se katër vjetët e deritashëm me gjigantin spanjoll.

Nëse ylli portugez vazhdon me këtë ritëm, atëherë do të thyejë rekordin e Raulit në mes të sezonit 2015-16.

Për më tepër, Ronaldo ka shfaqur vazhdimësi të jashtëzakonshme para portave kundërshtare në katër sezonet me fanellën e Realit duke realizuar 33, 53, 60 dhe 55 herë, në 35, 54 përkatësisht 55 paraqitje.