Ronaldo stërvitet me djalin e tij (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka filluar të stërvitet me djalin e tij, edhe pse ai është vetëm 5 vjeç.

Sport

27/11/2015 17:02

Nuk ekzistojnë shumë sportistë që mund të krenohen me paraqitjen fizike, më tepër se Cristiano Ronaldo.

Ylli i Real Madridit shquhet për punën e madhe në palestër, e që i ka sjell një trup muskuloz, dhe fizik për lakmi, shkruan “Lajmi.net”.

Në të kaluarën, ai pati publikuar një xhirim duke stërvitur me djalin e tij, kurse e ka bërë sërish duke e marrë me vete në palestër.

Ai është vetëm 5 vjeç, por tashmë ka filluar të përcjell regjimin e punës së babait.