Ronaldo shpëton Realin

Cristiano Ronaldo u bë edhe njëherë hero i Real Madridit duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores 2-1 në udhëtim te Elche, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në La Ligë. Në ndeshjen me përfundim dramatik, gjiganti madrilen mori pikët e plota, vetëm pas heroizmit të yllit portugez në minutat e fundit të…

Sport

25/09/2013 22:59

Cristiano Ronaldo u bë edhe njëherë hero i Real Madridit duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores 2-1 në udhëtim te Elche, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në La Ligë.

Në ndeshjen me përfundim dramatik, gjiganti madrilen mori pikët e plota, vetëm pas heroizmit të yllit portugez në minutat e fundit të takimit. Ronaldo e kishte kaluar Realin në epërsi në minutën e 51-të.

Por, atëherë kur mendohej se mysafirët kishin bërë mjaft për të siguruar fitoren, erdhi befasia. Richmond Boakye barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 90-të.

Mirëpo, në minutat shtesë Reali fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol kush tjetër pos Cristiano Ronaldo. Me këtë fitore, Los Blancos mbeten dy pikë prapa dyshes perfekte, Barcelona dhe Atletico Madrid.