Ronaldo shpërtheu ndaj Ramosit pas golit të Sevillas, ja çfarë i tha

Real Madridi pësoi humbjen e parë pas 40 ndeshjeve.

Sport

16/01/2017 17:19

Ishte skuadra e Sevillas që mposhti 2:1 ‘Mbretërit’, pas një përmbysje të “çmendur” në pesë minutat e fundit të ndeshjes.

Golat e Sevillas nervozuan Cristiano Ronaldon, që shënoi golin e vetëm për Real Madridit.

Mediet në Spanjë kanë zënë një moment kur Ronaldo i flet Ramosit, pas golit të dytë të Sevillas, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të luajmë me kokë, duhet të japim më shumë nga vetja, f**k”, ishin fjalët me ton të lartë të Ronaldos drejtuar Ramosit, i cili shënoi autogol në këtë ndeshje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6