Ronaldo show, Reali shkatërron Galatën

Real Madrid ka fituar më lehtë se sa ishte pritur në ballafaqimin e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve. Gjiganti madrilen triumfoi në stadiumin e nxehtë të Galatasarayt ‘Turk telekom Arena’ me rezultat të pastër prej 6:1. Isco e kaloi Realin në epërsi kurse Karim Benzema e dyfishoi avantazhin e mysafirëve. Në…

Sport

17/09/2013 21:50

Real Madrid ka fituar më lehtë se sa ishte pritur në ballafaqimin e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti madrilen triumfoi në stadiumin e nxehtë të Galatasarayt ‘Turk telekom Arena’ me rezultat të pastër prej 6:1. Isco e kaloi Realin në epërsi kurse Karim Benzema e dyfishoi avantazhin e mysafirëve.

Në vazhdim ishte koha për show nga Cristiano Ronaldo i cili realizoi het-trik brenda më pak se gjysmë ore lojë kurse një tjetër gol e shtoi Benzema. Për vendasit golin e nderit e realizoi Umut Bulut.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Juventus dëshpëroi duke barazuar 1-1 në udhëtim te Copenhagen. Rezultatet e plota sipas grupeve janë këto:

Grupi A – Man Utd – Leverkusen 4:2, Real S – Shakhtar Donetsk 0:2. Grupi B – Copenhagen – Juventus 1:1, Galatasaray – Real M 1:6. Grupi C – Benfica – Anderlecht 2:0, Olympiakos – PSG 1:4. Grupi D – Bayern M – CSKA M 3:0, Viktoria P – Man City 0:3.