Ronaldo shkëlqen në barazimin dramatik mes Portugalisë dhe Spanjës

Portugalia dhe Spanja kanë barazuar 3:3 në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo shkëlqeu me tri gola të shënuara.

Sport

15/06/2018 21:51

Ndeshja e vlefshme për xhiron e parë në grupin B e zhvilluar në Sochi, solli gjashtë gola dhe përmbysje në rezultat, për të marrë epitetin e ndeshjes më interesante të këtij botërori deri më tani.

Portugalia e nisi mirë ndeshjen kur Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën 4’.

Diego Costa në minutën e 24’, barazoi për 1:1.

Kur skuadrat po përgatiteshin për të shkuar në pushim, ishte Ronaldo që rikthej epërsinë e Portugalisë, falë edhe një reagimi të dobët të portierit De Gea.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Spanjës, që realizoi dy herë për të përmbysur rezultatin në 2:3, me golat e shënuara nga Diego Costa dhe Nacho.

Por, ishte Ronaldo që nuk u pajtua me humbjen e ekipit të tij, duke kompletuar hattrikun me një super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 88’, për 3:3./Lajmi.net/