Ronaldo shënon super gola edhe në FIFA 15

Njësoj si në jetën reale, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënon gola të jashtëzakonshëm edhe në atë virtuale, në lojën FIFA 15.

Sport

03/10/2014 18:27

Cristiano Ronaldo shquhet si futbollist i cili realizon gola të bukur.

Ylli i Real Madridit është specialist i goditjeve të lira edhe pse di të realizojë me të dyja këmbët si dhe me kokë. I tillë është në jetën reale, por i tillë është paraqitur edhe në atë virtuale.

Ronaldo realizon gola të jashtëzakonshëm nga goditjet e lira edhe në video lojën më të re FIFA 15.

Në një ballafaqim me Bayern Munichun, Ronaldo mposhti portierin Manuel Neuer me një goditje të shkëlqyeshme nga distanca. Shikojeni.