Ronaldo refuzon 1 milion dollarë për hirë të Palestinës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shfaq shpirtin e tij si humanist. Ylli i Real Madridit ka refuzuar të përfitojë 1 milionë dollarë duke u paraqitur në një reklamë të Pepsit, për shkak të mbështetjes së kësaj kompanie për Izraelin.

Sport

03/08/2014 17:44

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të mrekullueshëm të mbështetjes për Palestinën.

Ylli i Real Madridit ka refuzuar të përfitojë 1 milionë dollarë nga paraqitja në një reklamë të Pepsit për shkak se kompania financon ushtrinë e Izraelit, kanë njoftuar mediat portugeze.

Me paraqitjen e tij në reklamë, Ronaldo do të përfitonte 1 milion dollarë nga Pepsi, mirëpo ylli i futbollit e refuzoi atë për hirë të popullit palestinez që është duke vuajtur shumë nga Izraeli.