Ronaldo realizoi het-trik, ja çfarë duhet të bëjë sot Messi

Leo Messi fillon sot aventurën me Argjentinën në "Kampionatin botëror 2018”.

Sport

16/06/2018 08:54

Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke realizuar het-trik për Portugalinë në barazimin 3:3 ndaj Spanjës.

Ronaldo shpërtheu në paraqitjen e tij të parë në “Kampionatin botëror 2018”.

Ai po ashtu shtoi kandidaturën e tij në garë për “Këpucën e Artë” të Botërorit dhe çmimin kryesor individual për një futbollist, “Topi i Artë”.

Sot është radha e rivalit të tij kryesor, Leo Messi, përcjell “lajmi.net”.

Messi duhet të reagojë për të lënë gjurmë në nisjen e Argjentinës, sot me fillim nga ora 15:00 kundër Islandës.

Një përgjigje kërkohet edhe pas het-trikut nga Ronaldo. /Lajmi.net/