Ronaldo – Real Madrid, super lajm nga “Marca”

Ronaldo Nazario do të kthehet gjatë këtij edicioni në Real Madrid.

Sport

25/08/2016 09:18

Ronaldo Nazario do të jetë sërish pjesë e Real Madridit.

Jo më si futbollist, por ish sulmuesi më i mirë në botë do të jetë i angazhuar si ambasador i klubit dhe këshilltar i presidentit Florentino Perez, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Ronaldo kaloi pesë edicione me “Los Blancos” mes 2002 deri më 2007, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, ai gjithmonë kishte raporte të mira me Perezin dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Real Madridit.

Së shpejti do të zyrtarizohet marrëveshja dhe do të sqarohen më shumë detaje për angazhimin e tij të ri me klubin madrilen.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6